Qendrat e Informimit mbi Bashkimin Europian u ngriten ne vitin 2006 me mbeshtetjen e Delegacionit te Komisionit Europian ne 7 qyetetet universitare te Shqiperise, Tirane, Durres, Elbasan, Shkoder, Korce, Gjirokaster dhe Vlore. Ngritjen e ketyre qendrave Delegacioni i Komisionit Europian e konsideron si nje zhvillim te rendesishem ne sferen publike, pasi keshtu behet e mundur qe ēeshtjet qe kane te bejne me Bashkimin Europian te vine me prane qytetareve shqiptare.
Objektivat kryesore te Qendrave te Informimit mbi Bashkimin Europian jane:
- Lehtesimi i rrjedhes se informacionit mbi
institucionet dhe politikat e Bashkimit Europian, si dhe mbi procesin e
integrimit te Shqiperise ne BE;
- Vendosja e bashkepunimin midis aktoreve te ndryshem dhe grupeve te synuara;
- Adresimi i nevojave te grupeve te interesuara per informacion specifik mbi BE-ne;
- Rritja e shkalles se ndergjegjesimit mbi Bashkimin Europian dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne BE.
Qendrat
e Informimit mbi Bashkimin Europian do t'iu sherbejne grupeve te
ndryshme te synuar: studenteve, stafeve akademike, punonjesve te
administrates, perfaqesuesve te mediave dhe shoqerise civile.
Projekti Forcimi i Rrjetit tė Qendrave tė Informimit mbi
Bashkimin Europian nė Qytetet Universitare tė Shqipėrisė do te
kontribuoje ne zbatimin e objektivave te siperpermendur nepermjet
rivitalizmit dhe asistences se vazhdueshme qe do ti jape ketyre Qendrave. Ky projekt financohet nga Delegacioni i
Komisionit Europian ne Tirane www.delalb.ec.europa.eu dhe zbatohet nga Levizja Europiane ne Shqiperi www.em-al.org.