Home
GO!

Shqip
English
Tė drejtat e njeriut nėn dritėn e aderimit tė ardhshėm tė Shqipėrisė nė BE
Lėvizja Europiane nė Shqipėri (EMA) nė kuadėr tė projektit “Forcimi i Rrjetit tė Qendrave tė Informacionit tė Bashkimit Europian nė Qytetet Universitare tė Shqipėrisė” mbėshtetur nga Delegacioni i Komisionit Europian nė Shqipėri, organizoi mė 14 Prill 2009 njė leksion publik me Ambasadorin e Mbretėrisė sė Danimarkės nė Shqipėri, Z. Karsten Ankjaer Jensen nė Universitetin e Vlorės.

Gjatė fjalės sė tij Ambasadori Jensen nėnvizoi se Shqipėria ka shumė rrugė pėr tė bėrė nė lidhje me anėtarėsimin nė BE. Sipas Ambasadorit Jensen "korrupsioni vazhdon tė mbetet kanceri i shoqėrisė shqiptare. Shqipėria e ka tė pamundur tė tėrheqė investime tė huaja me kėtė nivel korrupsioni e krimi tė organizuar qė ekziston". Me tej diplomati i lartė u shpreh se: "pėr sa kohė ligjet nuk zbatohen dhe shpėrfillen, drejtėsia ėshtė e pandershme, korrupsioni dhe informaliteti vazhdojnė tw jenw evident, Shqipėria nuk do arrijw tė transmetojė mesazhin e duhur tek partnerėt nė BE".

I pyetur pėr procesin e liberalizimit tė vizave, Ambasadori Jensen u shpreh se "regjimi ekzistues i vizave nuk ėshtė hequr pasi Shqipėria nuk ka pėrmbushur standardet e pėrcaktuara nga Bashkimi Europian".

Nė lidhje me aplikimin e mundshėm tė Shqipėrisė si vend anėtar nė BE, Ambasadori Jensen theksoi se Shqipėria paraqitet me mangėsi tė theksuara tė kapaciteteve administrative pėr shkak tė lėvizjeve politike nė administratė, megjithėse komuniteti ndėrkombėtar ka shpenzuar njė sasi tė madhe fondesh nė kėtė drejtim. Duhet pasur kujdes pasi procesi i anėtarėsimit nė BE bėhet me vepra konkrete dhe jo me fjalė, pasi nuk ėshtė i ngjashėm me atė tė lotarisė. Shqipėria duhet tė demonstrojė qė ka tė paktėn rreth 1000 persona nė shėrbimin civil qė i njohin shumė mirė kapitujt e ndryshėm tė legjislacionit komunitar qė do tė jetė objekt negociatash mes Shqipėrisė e BE nė tė ardhmen.

Nė mbyllje tė fjalimit tė tij, Ambasadori Jensen iu drejtua studenteve tė auditorit tė Vlorės me fjalėt se: "me votėn tuaj duhet ti thoni JO korrupsionit, informalitetit, drejtėsisė sė pandershme, emėrimeve klienteliste. Vetėm nė kėtė mėnyrė ju mund t'ia dilni mbanė".
Fjalimin e plotė tė Ambasadorit tė Mbretėrisė sė Danimarkės nė Shqipėri,  Z. Karsten Ankjaer Jensen mund ta shkarkoni kėtu.

   Te drejtat e njeriut nen driten e aderimit te ardhshem te Shqiperise ne BE